Milani ka treguar lojë të madhe në udhëtim duke e mposhtuar me rezultat 3:0 Venezia-n, në takimin e javës së 21-të në Serie A.
Futbollistët kuqezi treguan angazhim të madh duke e tundur tre herë portën e vendasve.
Nga minuta e 58-të, Venezia pati punë edhe më të vështirë pasi që mbetet me një lojtar me pak, Svoboda përjashtohet direkt me karton të kuq.
Ibrahimoviç (2'), Hernandez (48' e 59'-nga penalltia) shënuan për “rossonerët”.
Milani merr kreun me 48 pikë, ka dy ndeshje e dy pikë më shumë se Interi dhe Venezia është e 16-ta me 17.