Bruno Fernandes ka sqaruar gjithçka sa i përket zërave që e dërgojnë te skuadra e Barcelonës.
Mesfushori i Manchester United ka gjetur vetën në hije këtë sezon dhe disa fajësojnë ardhjen e Ronaldo, kurse disa formën totale të skuadrës.
Emri i tij filloi të lidhej me skuadrën e Barcelonës, por portugezi ka bërë të ditur se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes.
Për këtë, ai zgjodhi një mënyrë interesante për t’u përgjigjur.
“Unë mendoja se viti i ri vetëm sa ka filluar, dhe ja ku jemi menjëherë tek 1 prilli”, ka thënë Fernandes, duke aluduar në ditën e gënjeshtrave, që nënkupton se zërat që e lidhin me Barcën nuk janë të vërtetë.
“Ose kjo është përsëri vetëm një gazetari e dobët”, shtoi lojtari i Portugalisë dhe Manchester Unitedit.
Bruno Fernandes sezonin e kaluar ishte në mesin e lojtarëve më të mirë në Premier League.