Nedim Bajrami është një ndër emrat më të përfolur në merkaton italiane.
Futbollisti shqiptar shihet si një ndër objektivat e Sasuolos në merkato.
Për këtë çështje ka folur dhe drejtori sportiv Xhovani Rosi.
Bajrami si objektiv?
“Kemi synim për të gjetur një zëvendësues për Bogan. Po e shqyrtojmë dhe për fat të mirë kemi kohë që të investojmë tek lojtarë të së ardhmes. Përveç Bajramit, Empoli ka plot lojtarë të mirë.”
Bajrami ka zhvilluar një sezon pozitiv në Seria A këtë sezon, ku ka shënuar 5 gola.