Dest nuk do të largohet nga Barcelona

Futboll

Dest nuk do të largohet nga Barcelona

Më: 9 janar 2022 Në ora: 15:27
Dest nuk do të largohet nga Barcelona

Barcelona po kalon një nga momentet e saj më të vështira, me problemet financiare që e detyruan dhe Leo Messin të largohet nga skuadra ku u rrit dhe fitoi gjithçka. Presidenti Joan Laporte ka si qëllim që të menaxhojë këtë situatë e ta kthejë Barcelonën sërish në majë, por nuk do ta ketë aspak të lehtë, referuar dhe problemeve që po hasen në dritaren dimërore të merkatos.

Blaugranat kanë arritur marrëveshjen për afrimin e Ferran Torres, por ende nuk e kanë regjistruar, edhe pse lojtari në fjalë pritet që të aktivizohet në Superkupën e Spanjës.

Shkak është bërë ekuilibri financiar, pasi Barcelona fillimisht duhet që të shesë ndonjë lojtar, për të bërë më pas afrime.

Serginio Dest ishte lojtari që u përfol për një largim të mundshëm drejt Bayern Munchen, por menaxheri i mbrojtësit anësor ka treguar se klienti i tij nuk dëshiron që të largohet nga Barcelona.

Përfaqësuesi i 21-vjeçarit ka theksuar se ai nuk dëshiron që të transferohet në një skuadër tjerër, duke i krijuar katalanasve një situatë të vështirë, pasi u duhet që të jenë aktiv si në hyrje ashtu dhe në dalje në merkato, për të mos e rënduar akoma dhe më shumë situatën e krijuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat