Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Venezias dhe gjigandit italian AC Milan, e vlefshme kjo për xhiron e 21 të Serie A.
Milani ka vazhduar me fitoren e tretë radhazi, ku e ka mposhtur si mysafirë skuadrën e Venezias me rezultat 3:0, përcjell KosovaPress.
Rezultati i ndeshjes u zhbllokua qysh në minutën e 2’ ku sulmuesi Zlatan Ibrahimovic shënon gol për të kaluar Milanin në epërsi prej 1:0.
Ndërsa, dy gola e tjerë u shënuan nga mbrojtësi i krahut të majtë Theo Hernandez, i cili fillimisht thellon epërsinë në 2:0 në minutën e 48’, kurse në minutën e 59’ shënon golin e tretë dhe të fundit për Milanin nga pika e bardhë.
Me pikët e reja, Milani i bën presion Interit ku e merr kreun e tabelës përkohësisht, duke arkëtuar plot 48 pikë, në krahasim me Interin që ka 46 sosh në vendin e dytë por me dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Në anën tjetër, Venezia zë vendin e 16 në tabelën e Serie A, duke arkëtuar vetëm 17 pikë pas 20 ndeshjeve të zhvilluara.
Rezultati final i ndeshjes është 3:0.