Futbollistët shqiptarë, Nedim Bajrami, Ardian Ismajli e Kristijan Asllani, me Empolin pësuan debakël si vendas, me rezultat 1:5 nga Sassuolo.
Ismajli luajti tërë takimin e Bajrami u zëvendësua në minutën e 64-të, ndërsa Asllani u inkuadrua nga minuta e 77-të.
Për Sassuolon shënuan Berardi (13'-penalltia), Raspadori (24' e 71'), Scamacca (67' e 90') dhe për Empolin Henderson (16').
Në minutën e 61-të Viti i Empolit u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.
Pas javës së 21-të në Serie A, Sassuolo zë vendin e 9-të me 28 pikë aq sa ka edhe Empoli një vend më poshtë.