Liverpooli kualifikohet në të tetën e finales së Kupës së Anglisë (FA Cup).
“Reds-at” nuk lejuan befasi nga skuadra e kategorisë së tretë (Liga One), Shrewsbury, duke e mposhtur me rezultat 4:1.
Mysafirët befasuan në minutën e 27-të, të cilët përmes Udoh kaluan në epërsi.
Megjithatë Liverpooli shumë shpejtë e përmbysi epërsinë e rivalit, me golat e Gordon (34'), Fabinho (44'-nga penalltia e 90+3’) dhe Firmino (76').