Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, më në fund shpërthen në Angli, jo në Premier League por në FA Cup.
Norwich falë golit të Milot Rashicës u kualifikuan në të tetën e finales.
Norwich ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Charlton-it vendas.
Rashica u aktivizua në minutën e 46-të, po që rezultoi me sukses.
Futbollisti nga Kosova, në minutën e 80-të vulosi fitoren, duke shënuar pas asistimit të Pukkit.
Një kualifikim i vështirë në stadiumin “ The Valley” në Londër por shumë i ëmbël.