Barcelona nuk është duke shikuar mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester Unitedit, Anthony Martial në formë huazimi këtë muaj.
Francezi zyrtarisht ka kërkuar largimin nga “Djajtë e Kuq” me disa skuadra të interesuara.
Sipas Sport, gjatë negociatave të Barcelonës me Man Unitedin për Cavanin, janë informuar se Martial është i lirë që t’iu bashkohet.
Sidoqoftë, skuadra e drejtuar nga Xavi nuk ka interesim për 26-vjeçarin, pavarësisht që duan përforcime.
Sevilla ka qenë e lidhur me francezin, mirëpo shkaku që nuk mund t’ia paguajnë pagat e larta, ka ndikuar që të mos arrihet ndonjë marrëveshje.
Martial e ka pasur këtë edicion shumë të vështirë me Unitedin, duke shënuar vetëm një gol në 10 paraqitje në të gjitha garat.
Barcelona është e interesuar për të transferuar Alvaro Moratan, por Juventus nuk është duke e lejuar largimin pa gjetur një zëvendësues.