Liverpool dhe Tottenham sigurojnë kualifikimin tutje në FA Cup

Futboll

Liverpool dhe Tottenham sigurojnë kualifikimin tutje në FA Cup

Më: 9 janar 2022 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Gjigandi anglez Liverpool dhe skuadra e Tottenham Hotspur kanë siguruar kualifikimin tutje për në FA Cup, ku të dy skuadrat shënuan fitore me përmbysje të rezultatit.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara, Liverpooli e mposhti si vendas me rezultat 4:1 skuadrën e Shrewsburyt.

Në anën tjetër, Tottenhami siguroi kualifikimin tutje për në këtë garë duke e mposhtur me rezultat 3:1 skuadrën e Morecambes.

Fitore sot regjistroi edhe skuadra e Premier Ligës angleze West Ham United, e cila e mposhti në shtëpi me rezultat 2:0 skuadrën e Marcelo Bielsas Leeds United.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme që kanë përfunduar në FA Cup i gjeni më poshtë.

Luton 4 – 0 Harrogate

Charlton 0 – 1 Norwich City

Liverpool 4 – 1 Shrewsbury

Stoke City 2 – 0 Leyton Orient

Tottenham 3 – 1 Morecambe

West Ham United 2 – 0 Leeds United

Wolverhampton 3 – 0 Sheffield United

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat