AC Milan është i interesuar për të huazuar mbrojtësin e Manchester Unitedit, Eric Bailly për pjesën e mbetur të sezonit.
Gjiganti italian është i interesuar për të transferuar një qendërmbrojtës, ngase humbën Simon Kjaer për pjesën e mbetur të sezonit shkaku i lëndimit në gju.
Sipas “Sky Italia”, Milan e ka identifikuar Baillyn si shënjestra e duhur dhe do diskutojnë këtë marrëveshje para fundit të muajit.
Raporti shton se në listën e Milanit, ndodhen edhe yjet si Nathan Ake i Man Cityt, Pablo Mari i Arsenalit dhe Malang Sarr i Chelseas.
Bailly që momentalisht është me Bregun e Fildishtë duke luajtur në Kupën e Afrikës ka bërë shtatë paraqitje, duke përfshirë katër në Premierligë.