Pasi që edhe përfunduan të gjitha përballjet e raundit të tretë të FA Cup, tani kemi mësuar shortin e raundit të katërt të kësaj gare.
Në programin e sotëm të ndeshjeve, skuadrat si Liverpool, Tottenham dhe West Ham siguruan të gjitha fitore, kështu duke e siguruar kualifikimin në raundin e katërt.
Pas ceremonisë së shortit, ku edhe kuptuam çiftet e skuadrave që do përballen me njëra-tjetrën, njëra nga ndeshjet më interesante do të jetë ajo mes fituesit të takimit Nottingham-Arsenal dhe skuadrës së Leicester Cityt.
Gjigandi anglez Liverpool në raundin e katërt të kësaj gare do të përballet me skuadrën e Cardiffit, kurse Chelsea e pret në shtëpi Plymouth Argyle.
Po ashtu, në kuadër të këtij shorti do të kemi edhe duele nga ekipet e Premier Ligës angleze, ku Brentford është mysafirë i Evertonit, kurse Tottenham pret në shtëpi Brightonin.