Paris Saint-Germaini po shpreson ta bindë Kylian Mbappen që ta vazhdojë kontratën. Sipas “Le Parisien”, drejtuesit e klubit do të tentojnë sërish të nisin bisedimet me menaxherin e sulmuesit francez.
Kontrata aktuale e 23-vjeçarit skadon në qershor të këtij viti.
Ylli francez deri më tani nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.
Për shërbimet e Mbappes interesim ka shprehur Real Madridi.