Klopp e konfirmon, vetëm një rast aktiv me Covid-19 në skuadër

Futboll

Klopp e konfirmon, vetëm një rast aktiv me Covid-19 në skuadër

Më: 9 janar 2022 Në ora: 18:34
Trajneri gjerman Jurgen Klopp

Trajneri gjerman Jurgen Klopp ka treguar që shumë teste të cilat ishin rikthyer si pozitive me Covid-19 nga lojtarët e Liverpoolit, janë konfirmuar negative.

Si pasojë e shpërthimit të Covid-19 në skuadër, Liverpoolit iu desh të pezullojë ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Carabao Cup kundër Arsenalit.

Por, e njëjta gjë nuk ndodhi sot, ku “Të Kuqve” iu kërkua me doemos që të paraqiten në FA Cup kundër Shrewsburyt, ndeshje kjo të cilën më vonë Liverpooli e fitoi me rezultat 4:1.

Trajneri Jurgen Klopp, i cili u rikthye në këtë ndeshje pas shtatë ditëve në vet-izolim si pasojë e kontraktimit të Covid-19, kishte mundësinë sot që të zgjidhte disa lojtarë të formacionit bazë si Virgil Van Dijk, Andy Robertson dhe Fabinho, kështu duke përzierë formacionin edhe me talent të rinj si Max Voltman dhe Elijah Dixon-Bonner.

Sidoqoftë, lista e mungesave të lojtarëve, për të cilët supozohej se kishin rezultuar pozitivë me Covid-19, ishe e gjatë sot, ku munguan Alisson Becker, Joe Gomez, Trent-Alexander Arnold, Neco Williams, Jordan Henderson, James Milner, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Diogo Jota.

Rasti me Covid-19 i Alisson veçse ishte i konfirmuar, ku portieri brazilian mungoi ë barazimin 2:2 kundër Chelseat javën e kaluar, kurse para ndeshjes së sotme Liverpooli bëri të ditur që Alexander-Arnold ka testuar pozitiv me Covid-19.

Por, pas fitores së sotme 4:1 kundër Shrewsburyt, Klopp tregoi që kishte pasur shumë raste negative që ishin supozuar të jenë pozitivë me Covid-19.

“Javën e kaluar ne kishim ashtu siç kemi menduar, një shpërthim të rasteve. Tani kemi kuptuar që kishim shumë nga rastet pozitive, shumica janë negative. Rasti i vetëm real nga e gjithë skuadra është i Trent Alexander-Arnold, dhe të gjitha rastet e tjera ishin negative. Ishte një javë e vështirë pasi që djemtë nuk mund të stërviteshin”, tha Klopp.

Pas ndeshjes së sotme kundër Shrewsburyt, ku Liverpooli triumfoi me rezultat 4:1, “Të Kuqtë” në raundin e katërt të FA Cup do të përballen me skuadrën e Cardiff Cityt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat