PSG dhe Real Madrid në garë për Rudiger

Futboll

PSG dhe Real Madrid në garë për Rudiger

Më: 9 janar 2022 Në ora: 18:41
Antonio Rudiger.

Real Madrid dhe PSG tashmë kanë bërë ofertat për qendërmbrojtësin e Chelseas, Antonio Rudiger.

Gjermanit i skadon kontrata në verë dhe me këtë situatë momentale, pritet që në verë të largohet nga “Stamford Bridge” si agjent i lirë.

Dy klubet më të interesuara për Rudiger, janë PSG dhe Real Madrid, të cilët raportohen se edhe kanë bërë oferta.

PSG i ka ofruar Rudigerit pagë prej 7 milionë euro për vit, derisa oferta e Real Madridit është edhe më e ulët, sidoqoftë, skuadra madrilene shihet si destinacioni i radhës.

Rudiger është më i hapur për kalimin në “Santiago Bernabeu” para “Parisienëve”, kështu se paku raporton gazetari i Foot Mercato, Santi Aouna.

Ndërkohë, Bayern Munich në të kaluarën ka shprehur interesim, por ende s’ka bërë ndonjë ofertë zyrtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat