Futbollisti Granit Xhaka sërish po përballet me virusin korona.
Media zvicerane “20min”, shpreh shqetësimin për futbollistin nga Kosova njëherësh reprezentues i Zvicrës.
“Granit Xhaka është infektuar me koronavirus për herë të dytë dhe për këtë arsye i mungon klubi të tij Arsenalit, në ndeshjen e FA Cup kundër Nottingham. Gunners”, njofton Arsenali në rrjetin social “Twitter”.
“Kapiteni i Kombëtares humbi ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Italisë dhe Irlandës së Veriut në vjeshtën e kaluar sepse ishte infektuar me Covid-19.
Pas infektimit të Xhakës në atëkohë, shefi i medias së Kombëtares, Adrian Arnold, kishte thënë për SFR: “Xhaka nuk ishte vaksinuar”.
“Është vendimi i secilit lojtar nëse dëshiron të vaksinohet”, kishte thënë atëkohë Arnold.