Kameruni e ka nisur me fitore Kupën e Afrikës, duke triumfuar në shtëpi ndaj Burkina Faso.
Vendasit triumfuan me rezultat të ngushtë 2 – 1.
Burkina Faso kaloi në epërsi pas 24 minutave lojë përmes Sangare, që u asistua nga Traore.
Kameruni arriti që brenda tre minutave të shënoi dy herë përmes Aboubakar, që shënoi dy herë nga pika e bardhë (40′, 40+3′).
I njëjti shënoi sërish edhe në pjesën e dytë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje nga VAR-i (60′).
Me këtë fitore, Kameruni merr kreun e grupit A me tre pikë, derisa Burkina Faso qëndron në fund pa pikë.