Schick për Lewandowskin: Unë me të vërtetë nuk e di se si ai arrin të shënojë kaq shumë gola

Futboll

Schick për Lewandowskin: Unë me të vërtetë nuk e di se si ai arrin të shënojë kaq shumë gola

Më: 9 janar 2022 Në ora: 19:26
Schick për Lewandowskin: Unë me të vërtetë nuk e di se si ai arrin të shënojë kaq shumë gola

Patrik Schick realizoi një nga golat e Bayer Leverkusen në barazimin 2-2 të ditës së djeshme kundër Union Berlin.

Sulmuesi çek ka shënuar 17 gola këtë sezon në Bundesliga, duke u renditur në vendin e dytë në renditjen e golashënuesve me 3 gola më pak se Robert Lewandowski.

25-vjeçari ka një shembull dhe ai është bomberi polak i Bayern Munchen, për të cilin thur elozhe në prononcimin e dhënë për bavarianfootballworks. “Unë mendoj se Robert Lewandowski është për momentin sulmuesi më i mirë në botë.

Jo vetëm për golat e shumtë që shënon, por edhe për stilin e lojës dhe ndihmën e madhe që i jep skuadrës në çdo ndeshje. Të gjitha këto e bëjnë polakun sulmuesin më të mirë. E vëzhgoj me vëmendje dhe përpiqem të mësoj shumë nga ai.

Unë me të vërtetë nuk e di se si ai arrin të shënojë kaq shumë gola. Nuk mund ta shpjegoj dhe jam ende në kërkim të përgjigjes”, deklaroi lojtari çek i Bayer Leverkusen, i cili po zhvillon një sezon shumë të mirë me “Aspirinat”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat