Ka përfunduar ndeshja e fundit e ditës së sotme në FA Cup mes Nottingham dhe Arsenal, ku ky i fundit është eliminuar nga kjo garë.
Skuadra e Nottingham Forest ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Arsenalit, përmes golit të shënuar nga sulmuesi Lewis Grabban.
Golin e vetëm të ndeshjes, të fitores dhe të kualifikimit tutje për skuadrën e tij Grabban e shënoi në minutën e 83’ të ndeshjes.
Me këtë fitore, Nottingham vazhdon në raundin e katërt të FA Cup, ku aty e pret skuadra e Premier Ligës angleze Leicester City.
Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Nottingham.