Ka përfunduar ndeshja dramatike në stadiumin “Olimpico” mes skuadrës së Romës dhe asaj të Juventusit.
Pas 90’ minutave lojë, Juventusi ka shënuar fitore si mysafirë kundër Romës me rezultat të ngushtë 4:3.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi e barabartë 1:1, ku Abraham shënoi për Romën në minutën e 11’ të ndeshjes, kurse rezultatin e barazoi sulmuesi anësorë Paulo Dybala në minutën e 18’.
Pjesën e dytë e nisi më mirë Roma, ku edhe shënoi dy gola të shpejtë përmes Mkhitaryan (minuta e 48’) dhe Lorenzo Pellegrinit (minuta e 53’), për ta thelluar rezultatin në 3:1 kundër Juventusit.
Por, “Zonja e Vjetër” arriti të rikthehet në lojë, ku fillimisht ngushtoi rezultatin në 3:2 përmes Locatellit, kurse Dejan Kulusevski arrin ta barazojë rezultatin në 3:3 në minutën e 74’ të ndeshjes.
Juventusi nuk e ndali presionin e madh, ku e gjeti golin e përmbysjes së rezultatit përmes mbrojtësit Mattia De Sciglio, i cili shënon në minutën e 77’ për 4:3, kështu duke ia siguruar skuadrës së tij tre pikë të vlefshme kundër Romës.
Me pikët e reja, Juventusi zë vendin e pestë në tabelë me gjithsej 38 pikë, gjashtë sosh larg kundërshtarit të sotëm Romës, që renditet në vendin e tetë me 32 pikë të tubuara.
Rezultati final i ndeshjes është 4:3 në favor të Juventusit.