Futbollisti Xherdan Shaqiri në bankë, asnjë minutë lojë në radhët e Lyonit.
Lyon – PSG, derbi i madh francez, përfundon baras (1:1), në kuadër të javës së 20-të.
PSG pati mungesa të mëdha, munguan Messi, Neymar, Di Maria etj. megjithatë nxorën një pikë nga stadiumi i Lyonit.
Në minutën e 7-të, Paqueta kalon në epërsi (1:0) Lyonin.
Në pjesën e dytë, mysafirët barazuan.
Kehrer shënon në minutën e 77-të dhe eviton humbjen e parisienëve.
PSG kryeson me 47 pikë e Lyon është i 11-ti me 25 sosh.