Interi arkëton tre pikë të mundimshme por të rëndësishme, të cilat e rikthejnë në krye të Serie A.
Reprezentuesit e Shqipërisë, portieri Thomas Strakosha dhe mbrojtësi Elseid Hysaj, u paraqitën standardë për Lazion.
Hysaj u zëvendësua në minutën e 81-të. Futbollistët Bastoni (30'), Skriniar (67') shënuan për Interin dhe Immobile (35') për Lazion.
Interi kryeson me 49 pikë pas 21 jave në Serie A, një më shumë se rivali i përbetuar Milani dhe Lazio zë pozitën e tetë me 32 sosh.