Conte: Nuk duhet të jemi të kënaqur, por e arritëm qëllimin

Futboll

Conte: Nuk duhet të jemi të kënaqur, por e arritëm qëllimin

Më: 9 janar 2022 Në ora: 22:57
Conte: Nuk duhet të jemi të kënaqur, por e arritëm qëllimin

Tottenham kaloi me vështirësi në raundin pasardhës të FA Cup teksa mposhti me përmbysje me shifrat 3-1 ekipin e Ligës së Parë, Morecambe. Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh në minutën e 33 me anë të O’Connor, teksa në fraksionin e dytë, trajneri Antonio Conte aktivizoi disa prej titullarëve për të ndryshuar lojë.

Një strategji e cila funksionoi me Ëinks që barazoi në minutën e 74, ndërsa Moura dhe Kane realizuan respektivisht në minutat 88 dhe 88 për të siguruar kualifikimin.

Sakaq, pas ndeshjes, tekniku Conte theksoi se nuk duhet të jenë të kënaqur me performancën megjithatë sipas tij e rëndësishme ishte fakti që në fund u arrit qëllimi për të vazhduar garën në FA Cup.

Mendoj se mund të bënim pak më mirë dhe për këtë ka paksa zhgënjim.

Megjithatë, qëllimi jonë ishte të kalonim për në raundin pasardhës dhe t’i jepnim një shans lojtarëve që në periudhën e fundit nuk janë aktivizuar shumë. E sigurt është se nuk mund të jemi të kënaqur me këtë performancë, por e arritëm objektivin gjithsesi”, u shpreh Conte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat