Arteta: Është frustruese...

Futboll

Arteta: Është frustruese...

Më: 9 janar 2022 Në ora: 23:20
Arteta: Është frustruese...

Arsenal u eliminua në mënyrë të papritur nga FA Cup teksa u mposht me rezultatin minimal 1-0 në transfertë nga Nottingham Forest. Pas ndeshjes, trajneri Mikel Arteta nuk ka mundur ta fshehë mërzinë për sjelljen e të tijve në fushë ndërsa theksoi se do t’i duhet një analizë e thellë për të kuptuar se çfarë ndodhi me të tijtë.

“Jam shumë i zhgënjyer me këtë performancë. Nuk arrita ta kuptoj sa të vendosur ishin lojtarët për ta bërë të tyrën ndeshjen dhe të ndryshonin kur ishin në vështirësi.

Është frustruese, por tashmë ndodhi dhe duhet të bëjmë një analizë për të kuptuar më shumë.

Unë kam luajtur ndeshje të tilla për 18 vite dhe nuk është surprizë për vështirësitë që ato sjellin.

Është shumë e dhimbshme, FA Cup është një kompeticion që është pjesë e rëndësishme e historisë sonë. Nuk ishim mjaftueshëm të vendosur për ta bërë topin të lëvizte shpejt dhe t’i bënim dëm kundërshtarit, patëm raste por as nuk arritëm të godisnim kuadratin”, u shpreh Arteta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat