Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica është shprehur i lumtur që më në fund është rikthyer nga lëndimi i gjatë.
Vushtrriasi është rikthyer në mënyrën më të mire të mundshme, duke i ndihmuar Norwich Cityt ta mposhtë 1:0 Chartonin, me golin e tij të parë me fanellën e Norwich-it.
Pas kësaj fitore të rëndësishme, ka reaguar Rashica duke i falenderuar tifozët për mbështetjen.
“I lumtur që u riktheva. Përkrahje madhështore nga tifozët tanë”, shkroi Rashica në Facebook.
Ky ishte goli i parë i Rashicës në 15 paraqitje për Norwichin, që kur i’u bashkua në verë nga Werder Bremen.
Norwichi tani do të përballet me Wolves në rrethin e katër të kësaj gare.