Andrea Conti i ka dhënë fund aventurës së tij me skuadrën e Milan.
Conti i është bashkuar skuadrës së Sampdoria, e cila së fundmi njoftoi për transferimin e lojtarit.
Mbrojtësi i është bashkuar Sampdorias në formë të përhershme, edhe pse flitej për një huazim të mundshëm.
Edhe Milan ka lëshuar një komunikatë zyrtare për lojtarin, duke i dëshiruar atij sukses në të ardhmen. Po ashtu, Rossoneri kanë falënderuar lojtarin për paraqitjet e tij me skuadrën.