Brighton cakton çmimin e Yves Bissouma

Futboll

Brighton cakton çmimin e Yves Bissouma

Më: 10 janar 2022 Në ora: 18:21
Yves Bissouma

Yves Bissouma është në radarin e shumë skuadrave të mëdha këtë sezon 

Brighton ka caktuar një çmim prej 50 milionë funtash për të gjitha ato skuadra të cilat e dëshirojnë mesfushorin Yves Bissouma,. 

Yves Bissouma  ka vazhduar që të jetë në qendër të bisedimeve për një trasfer duke u larguar nga Brighton, por Marca ka shkruar se mjellmat do të marrin në konsideratë vetëm ofertat mbi 50 milionë funte apo më shumë. 

Disa skuadra janë të interesuar për të në Europë. 

Arsenal, Liverpool, Manchester United dhe Real Madrid janë të gjitha të lidhura me mesfushorin e talentuar 25 vjeçar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat