Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta mund të përballet me shumë mungesa para duelit me Liverpool.
Në kuadër të Kupës Carabao, Arsenal përballet me Liverpool në fazën gjysmëfinale.
Para kësaj ndeshje, ‘Gunners’ po përballen me një kombinim të frikshëm covid19 – lëndime. Kësisoj, trajneri Arteta rrezikon të jetë pa tetë lojtarë në dispozicion.
Emil Smith-Rowe, Folarin Balogun, Granit Xhaka, Takehiro Tomiyasu, Pierre Emerick Aubameyang, Thomas Partey, Mohamed Elneny dhe Nicolas Pepe janë në dyshim.
Xhaka dhe Balogun rezultuan pozitiv me Covid-19 para ndeshjes së Kupës, ndaj Nottingham.
Mbetet të shihet se sa nga ta do të arrijnë të kthehen me kohë për ndeshjen ndaj Liverpool.