Është arritur marrëveshja mes skuadrës së Inter dhe Marcelo Brozovic për kontratën e re.
Lojtari kroat do të jetë pjesë e skuadrës ‘Zikaltër’ deri në vitin 2026, sipas kontratës që pritet të zyrtarizohet së shpejti.
Marrëveshja është arritur për 6 milionë euro neto për vit, plus bonuse që mund ta çojnë kroatin deri në 7 milionë euro fitime.
Njoftimi për arritjen e marrëveshjes pritet të bëhet pas ndeshjes së Superkupës së Italisë, të cilën Inter e luan ndaj Atalanta.
Negociatat me Brozovic janë zhvilluar tash e disa javë.