Shtyhet Kukësi-Dinamo

Futboll

Shtyhet Kukësi-Dinamo

Më: 11 janar 2022 Në ora: 11:00
Shtyhet Kukësi-Dinamo

Kukësi-Dinamo është shtyrë dhe do të luhet të mërkurën e 19 janarit në orën 16:45 në stadiumin e ri “Kukës Arena”.

Federata Shqiptare e Futbollit ka shtyrë këtë ndeshje e cila mori këtë vendim pas një kërkese të dërguar nga ana e verilindorëve për ta shtyrë këtë duel për shkak të rasteve të shumta me COVID-19 në skuadër.

Ka marrë fund pritja dy vjeçare e ekipit verilindor i cili do ta inagurojë këtë impiant modern në 19 janar në supersfidën ndaj Dinamos.

Ky takim ishte planifikuar të zhvillohej në stadiumin “Elbasan Arena” pasditen e së shtunës, por mesa duket shtyrja prej 4 ditësh e duelit kundër Dinamos ka bërë Kukësin që të marrë vendimin për ta inauguruar stadiumin më të ri në Shqipëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat