Inter dhe Marcelo Brozovic ecin përpara së bashku.
Marrëveshja e rinovimit është arritur, shkruan gazzetta.it, tashmë ka një afat kohor për njoftimin: do të jetë pas Superkupës, ose me vone menjëherë pas ndeshjes së së dielës kundër Atalanta-s.
Me agjentin e tij u gjet akordi me një bazë fikse prej 6 milionë neto në sezon deri në vitin 2026, plus bonuse të konsiderueshme që do ta bëjnë kroatin të fitojë një shifër afër 7 milionë eurove.
Sipas Gazzetta, kroati do të kishte refuzuar oferta shumë të rëndësishme, si 8 milionë euro të Newcastle.