Milot Rashica e nisi vitin 2022 në mënyrë fantastike. Ai e shënoi golin e parë për Norwich-in në ndeshjen e Kupës FA të dielën.
Ylli nga Kosova u rikthye nga lëndimi dhe u inkuadrua në pjesën e dytë për ta shënuar golin e vetëm në ndeshje dhe duke i kualifikuar “kanarinat” tutje në raundin tjetër.
Nesër, Norwich përballet me West Hamin në udhëtim në kuadër të Premierligës, ndërsa trajneri Dean Smith pret nga Rashica që të startojë.
“Shpresoj se Miloti mund të startojë, por do të ishte budallallëk nga ana ime të pres 90 minuta prej tij nesër”, u shpreh Dean Smith në konferencën për media.
Aktualisht, Norwich gjendet në vendin e fundit në renditjen tabelare me 10 pikë nga 19 ndeshje.