Teuta largon një tjetër kampion

Futboll

Teuta largon një tjetër kampion

Më: 11 janar 2022 Në ora: 12:21
Teuta largon një tjetër kampion

Silvio Zogaj nuk është më futbollist i Teutës.

Ka qenë vetë klubi durrsak që ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit mes palëve, nëpërmjet një komunikate të shpërndarë në rrjetet sociale.

Futbollisti iu bashkua bregdetarëve në vjeshtën e 2020-ës dhe ishte pjesë e ekipit që fitoi titullin kampion sezonin e kaluar, por nuk arriti të bëhet asnjëherë protagonist, pasi luajti pak dhe thuajse në të gjithë rastet, duke ardhur nga pankina.

Edhe këtë sezon Zogaj ka mbetur mbrapa në hierarkinë e formacionit të Edi Martinit dhe për këtë arsye palët kanë vendosur “divorcin”, teksa mbetet të shihet ku do të transferohet futbollisti për pjesën e mbetur të sezonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat