Trajneri legjendar turk, Fatih Terim, është larguar nga klubi i tij i zemrës Galatasarayi.
Kjo është e hera e katërt që Terim dhe Galatasaraji ndajnë rrugët.
Pas largimit nga pozita e trajnerit të Galatasarajit, Terim mund të jetë një opsion për kombëtaren e Kosovës, duke pasur parasysh edhe përvojën e tij të madhe me kombëtaren e Turqisë.
Kosova ende nuk ka vendosur për përzgjedhësin e ri që nga shkarkimi i zviceranit Bernard Çallandes gjatë vitit të kaluar.
Përveç Terim në garë për postin e trajnerit te Kosova janë edhe shumë emra të tjerë të njohur të futbollit europian, në mesin e të cilëve edhe Feliks Magat.