Gjilani ka ndryshuar ambient, duke zbarkuar në Durrës ku do të qëndrojë për disa ditë.
Skuadra lidere në Superligë të hënën e ka zhvilluar stërvitjen e parë.
“Skuadra është zhvendosur në qytetin bregdetar të Durrësit për të vijuar me fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror”.
“Seanca e parë tashmë ka përfunduar, ndërkohë ritmi i sërvitjeve do rritet në ditët në vijim”.
“Të gjithë futbollistët do jenë në dispozicion të kryetrajnerit Munishi për disa ditë qëndrimi në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e klubit.
Gjilani një pjesë të fazës përgatitore do ta bëjë edhe në Turqi.