U afrua si lojtar shumë cilësor tek Egnatia gjatë merkatos së verës, por u largua me hapjen e merkatos dimërore si futbollist që nuk i përmbushi pritmëritë.
Bëhet fjalë për Timis Bardis, mesfushorin 24-vjeçar shqiptaro-grek, i cili u aktivizua shumë pak në radhët e skuadrës rrogozhinase për një total prej 521 minutash.
Megjithatë, ky lojtar nuk e pati të vështirë për të gjetur skuadër.
Ai është prezantuar në Izrael tek skuadra Akhi Nazareth, klub ku luante para se të trensferohej tek Egnatia. Pra bëhet fjalë për kthimin e 24-vjeçarit në Izrael.