Milani kërkon zëvendësues për Kjaerin

Futboll

Milani kërkon zëvendësues për Kjaerin

Më: 11 janar 2022 Në ora: 12:58
Milani kërkon zëvendësues për Kjaerin

Milani kërkon zëvendësues për Kjaerin!

Milani vrapon në fushë, por paralelisht duhet të ndërhyjë në merkato.

Kuqezinjtë kanë nevojë për një mbrojtës që të zëvendësojë Kjaer, por Lille kërkon shumë për Botman: 35 milionë. Maldini, – nënvizon “Corriere della Sera”, duke zbuluar emrat e pëlqyer, – rendit ndër të tjerë Sarr i Chelsea, Aké i Manchester City dhe Bailly i United.

Sidoqoftë, merkatoja e janarit është një grackë, veçanërisht në këtë fazë, kështu që “Djalli” po punon gjithashtu mbi të gjitha për të siguruar lojtarët e tij më të mirë të rinj. Leao, Hernandez dhe Bennacer do të zgjasin marrëveshjet aktuale nga 2024 në 2026.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat