Adana Demirspor ka arritur fitore të madhe të hënën në udhëtim. Skuadra e Aro Muriqit, e ka mposhtur Fenerbahçen me rezultatin 2:1.
Në këtë takim titullar ishte portieri kosovar. 23-vjeçari ka qenë një ndër lojtarët kryesor në fitoren e skuadrës së tij duke bërë disa pritje vendimtare.
Golat për Adana Demisporin u shënuan nga Gokhan Inler dhe Younes Belhanda.
Golin e vetëm për Fenerbahçen e shënoi Enner Valencia. Në këtë takim te Fenerbahçe mungoi Mërgim Berisha shkaku i lëndimit.
Pas kësaj fitoreje Adana Demirsport është në pozitën e katërt me 33 pikë një më shumë se Fenerbahçe që ka 32 sosh në vendin pestë.