Skuadra e Milanit ka marë një lajm pozitiv, para përballjes së ardhshme në Kupën e Italisë.
Fikajo Tomori ka rezultuar negativ në testet për “Covid-19” dhe është i gatshëm për ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Xhenoas.
“AC Milan njofton se Fikajo Tomori ka rezultuar negativ në testin për “Covid-19”. Lojtari është rikuperuar dhe sot do të rikthehet në stërvitje me bashkëlojtarët”, thuhet në njoftimin e klubit.
Mbrojtësi anglez ka munguar në dy ndeshjet e para të vitit që Milani mori pikë të plota. Tomori ka qenë pika kryesore e mbrojtjes së Milanit këtë sezon.