Fitorja ndaj Majorkës për Levanten, ishte e parа pas plotë 273 ditëve në La Liga.
Kontribut të veçantë kishte Enis Bardhi, i cili asistoi në golin e parë të shënuar nga Soldado. Përveç këtij asisti, Bardhi gjatë gjithë ndeshjes ishte shumë aktiv, ndërsa kjo ka bërë që i njëjti të fitoj një vend në formacionin më të mirë të javës së 20-të në La Liga.
Bardhi luajti titullarë ndaj Majorkës, për tu zëvendësuar në minutën e 85-të, derisa Levante e tij shënoi fitore 2:0.
Përveç Bardhit në formacionin më të mirë të javës u zgjodhën edhe dy bashkëlojtarët e tij, portieri Fernandez dhe mbrojtësi Vezo, derisa gjithashtu kishte vend edhe për dyshen sulmuese të Realit të Madridit, Benzema dhe Vinicius.