Memphis Depay nuk e ka ndërmend të transferohet në Premierligë një herë për një herë.
Sulmuesi holandez e ka nisur mirë eksperiencën në Barcelonë.
Dhe, mediumi “El Nacional” shkruan se ish-futbollisti i Lyonit është i lumtur në “Camp Nou”.
Ish-futbollisti i Manchester United lidhet me një kalim të mundshëm në Newcastle.
Mirëpo, ai nuk e sheh veten duke luajtur në Premierligë në një të ardhme të afërt.
27 vjeçari është i vendosur për ta treguar veten në ekipin “Blaugrana”, ku ishte transferuar verën e kaluar.
Edhe pas largimit të trajnerit Ronald Koeman, përfaqësuesi holandez ka mbetur lojtar i rëndësishëm i Barçës.