Prishtina ka filluar fshesën në afatin kalimtarit të dimrit.
Ka ditë që përmendej largimi i Sodiq Atanda, por Prishtina sot edhe zyrtarisht e konfirmon!
“Qendërmbrojtësi Sodiq Atanda është larguar nga FC Prishtina.
Deri te ndërprerja e kontratës erdhi me marrëveshje në mes klubit dhe futbollistit.
Atanda erdhi te Prishtina në gusht të vitit 2021 për t'u paraqitur në 13 ndeshje në të gjitha garat për fanellën "bardhekaltër".
FC Prishtina e falënderon Atandan për kontributin e dhënë në skuadër dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës”, njofton FC Prishtina.