Sabjen Lilaj largohet nga radhët e kampionit të Kosovës, Prishtina.
Futbollisti nuk e ka gjetur veten në klubin më të trofeshëm në vend dhe kanë ndarë rrugët përfundimisht.
“FC Prishtina dhe futbollisti Sabjen Lilaj edhe zyrtarisht e kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.
Ish-mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë i'u bashkua Prishtina në verën e vitit 2020 ndërkohë që e fitoi titullin kampion me skuadrën prishtinase.
Lilaj u paraqit në 35 ndeshje me Prishtinën dhe i realizoi tre gola.
Skuadra kryeqytetase e falënderon mesfushorin për kontributin e dhënë në ekip dhe i dëshiron shumë suksese në karrierë”, njofton FC Prishtina.