Xhevdet Xhabani nuk është pjesë e Prishtinës. Pas largimit të Florent Avdylit, Sodiq Atandas, Sabjen Lilajt, as për Shabanin nuk ka bukë në radhët e kampionit të Kosovës.
“FC Prishtina dhe futbollisti Xhevdet Shabani e kanë ndërprerë kontratën e bashkëpunimit.
Prishtina dhe Shabani i kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme.
Mesfushori me tipare sulmuese erdhi te Prishtina në gusht të vitit 2021 ndërkohë që për kryeqytetasit u paraqit në 13 ndeshje në të gjitha garat.
Prishtina e falënderon Shabanin për kontributin e dhënë në ekip dhe i dëshiron shumë suksese në karrierë”, njofton FC Prishtina.