Pep Guardiola është sigurisht një nga trajnerët më të mrië në botë.
Po cili është sekreti i tij?
Ka qenë Bernanrdo Silva që ka provuar ta shpjegojë.
“Mendoj se Guardiola ka karakteristika të ndryshme. Mund të thuhet se është shumë i kompletuar si trajner”, ka thënë mesfushori për A Bola.
“Nuk kam ndërmend të përmend emra, por kam patur trajnerë që ishin shumë të aftë taktikisht, por që ishin të dobët në marrëdhëniet njerëzore; ose shumë të mirë në marrëdhëniet njerëzore dhe shumë të dobet taktikisht.
“Mendoj se pika më e fortë e Guardiola-s është se, përveçse ka qenë një lojtar i nivelit të lartë, ka edhe një aspekt teknik shumë të fortë.
“Sigurisht, nuk mund të pëlqehet nga të gjithë, është e vështirë në një organikë me shumë lojtarë, por arrin gjithsesi ta menaxhojë. Mban në stol lojtarë të rëndësishëm, megjithatë kjo gjë nuk krijon probleme. Kjo tregon sa i aftë është ai”.