Newcastle po garon me Bayern Munich për mbrojtësin e Freiburg, Nico Schlotterbeck.
Lojtari i kombëtares U21 të Gjermanisë po shkëlqen me Freiburg në Bundesliga, me ekipin modest që mban vendin e katërt në renditje.
Paraqitjet e Schlotterbeck kanë bërë që ai të tërheqë vëmendjen e Bayern Munich dhe Newcastle.
Sipas Sky Deutschland, Newcastle ka pyetur Freiburg për çmimin e 22-vjeçarit.
Më herët në këtë sezon, Schlotterbeck ka thënë:
“Nuk më pëlqen të luajë në Angli dhe Spanjë. Kam dashur gjithmonë të luajë në Bundesliga dhe mundësisht me klubin më të mirë”.