Ancelotti flet para derbit të madh, shpreson në fitore kundër Barcelonës

Futboll

Ancelotti flet para derbit të madh, shpreson në fitore kundër Barcelonës

Më: 11 janar 2022 Në ora: 17:52
Ancelotti flet para derbit të madh, shpreson në fitore kundër Barcelonës

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Barcelonës.

Reali dhe Barca do të përballen nesër (e mërkurë) në Arabinë Saudite, me fillim nga ora 20:00, në kuadër të gjysmëfinales Superkupës së Spanjës.

Trajneri italian ka folur para kësaj ndeshje, ku thotë se shpresojmë ta fitojmë Superkupën dhe të kthehemi në Madrid me trofeun e parë për këtë sezon.

“Arritëm mirë dhe me shpresën që të fitojmë këtë Superkupë, titullin e parë dhe duam ta kemi kur të kthehemi në shtëpi”.

Nëse humbni, a do të ishte debakël nga Barcelona?

“Çdo gjë mund të ndodh nesër. Luajmë ndaj një kundërshtari të fortë që ka pasur probleme këtë sezon. Ne kemi qëllimin e njëjtë”.

A e ke formacionin gati, a është e qartë për ty?

“Kam disa dyshime, Carvajal është një. Kam lojtarë me energji si Rodrigo në pozitën e Asensios. Skuadra ka punuar mirë. Ndeshja do jetë plotë tension. Na pëlqejnë këto lojë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat