Brozoviç mund ta nënshkruajë kontratën e re

Futboll

Brozoviç mund ta nënshkruajë kontratën e re

Më: 11 janar 2022 Në ora: 17:55
Brozoviç mund ta nënshkruajë kontratën e re

Mesfushori kroat është në bisedime të avancuara me drejtuesit e Interit, kontrata mund të nënshkruhet këtë muaj

Marcelo Brozoviç nuk pritet të largohet nga Interi.

Mediat italiane sigurojnë se palët janë në bisedime të avancuara për kontratën e re.

Përfaqësuesit kroat do t’i skadojë kontrata aktuale në fund të këtij sezoni.

Por, duket se palët janë të interesuar për ta vazhduar bashkëpunimin.

Për këtë arsye, Brozoviç mund ta nënshkruajë kontratën e re me kampionin aktual italian qysh këtë muaj.

Mesfushori kualitativ ka marrë oferta të shumta nga jashtë Italisë.

Por, duket se ai e ka ndarë mendjen sa i përket së ardhmes së tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat