Të dielën, më datë nëntë janar Neymar është rikthyer më në fund në Paris për të vijuar rikuperimin pranë stafit mjekësor të PSG. Sulmuesi brazilian zgjati jo pak pushimet e fundvitit duke qenë se të gjithë lojtarët e tjerë të parisienëve u paraqitën në qendrën sportive ditët e para të janarit, saktësisht tetë dit para 29-vjecarit.
Edhe pse numri 10 i kryeqytetasve kishte justifikimin e dëmtimit në kavilje dhe pretendonte se po merrte kurën e duhur në vendlindje, ka pasur jo pak dyshime se Neymar thjesht po qëndronte disa ditë më shumë për pushime.
Megjithatë, tashmë, sulmuesi është pranë skuadrës dhe trajnerit Mauricio Pochetino, i cili nuk ka preferuar të bëjë polemika.
Tashmë, në bazë të pritshmërive të rikuperimit pritet që Neymar të rinisë stërvitjet normale brenda tre javëve të ardhshme, ndërsa synimi kryesor i tij është që të jetë në dispozicion të PSG për ndeshjen e parë europiane të skuadrës ndaj Real Madrid më datë 15 shkurt në Parc des Princes.