Sulmuesi Mohamed Salah, me Kombëtaren e Egjiptit, kokulur lëshuan fushën e stadiumit “Omnisport Roumde Adjia” në Garoua.
Nigeria në festë, e fillon me fitore në Grupin D të Kupës së Afrikës.
Nigerianët shënuan fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Egjiptit.
Futbollisti Kelechi Iheanacho është autor i golit pas asistimit të Aribos në minutën e 30-të
Në Grup janë edhe Guinea Bissau e Sudani.
Një fillim i keq për Salah e Egjiptin, ndërsa Nigeria merr tre pikë të mëdha.